“Shpresojmë që dita e sotme të jetë dita e çlirimit”/ Protestuesit në Sheshin Skënderbej: Rama në burg, Berisha në burg! Banda e narkoshtetit duhet larguar

28 November 2026, 10:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Shpresojmë që dita e sotme të jetë dita e

Shqiptarë të ardhur nga diaspora i janë bashkuar protestës së 28 Nëntorit në Sheshin Skënderbej. Mes tyre është edhe një qytetar që ka udhëtuar nga Athina drejt Tiranës, i cili shprehet se shpreson që manifestimi i sotëm të shënojë një pikë kthese për Shqipërinë.

Në një prononcim gjatë protestës, ai tha se shqiptarët duhet ta shndërrojnë vendin në atë që meritojnë, ndërsa përsëriti thirrjen e protestuesve: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ai tregoi gjithashtu se edhe në Athinë, shqiptarët e diasporës kanë organizuar protesta çdo javë përpara ambasadës, me shpresën se përmes qëndresës do të sjellin ndryshimin që kërkojnë për vendin.

“Shpresojmë që dita sot të jetë dita e çlirimit, të shndërrojmë Shqipërinë në atë që meritojmë. Thirrja jonë është: Rama në burg, Berisha në burg. Edhe në Athinë kemi bërë çdo javë protesta përballë ambasadës. Shpresojmë t’i sjellim Shqipërisë atë që meriton. Jemi sot këtu sepse ëndrra e viteve ’91 nuk është realizuar. Çfarë pretendojmë sot, ka njerëz që mendojnë se ishim më mirë në diktaturë”, u shpreh ai.

 

Ndërkohë, një tjetër protestues ngriti shqetësimin për situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” dhe duke kërkuar largimin e asaj që ai i quajti banda. Sipas tij, një nga problemet më të mëdha është largimi i të rinjve, të cilët, siç u shpreh, po rriten me idenë se duhet të largohen nga Shqipëria.

“Një narkoshtet, banda që duhet larguar. Të rinjtë sot rriten me idenë që të largohen nga vendi”, deklaroi protestuesi.

 

Po ndodh...

ide