Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Janë lënduar 5 protestues, 2 gazetarë dhe 1 efektiv policie

28 November 2026, 14:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon Ministria e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

 Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur të lënduar një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues. Ministria raporton se të gjithë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa po marrin trajtim në urgjencë.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e mirë.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është paraqitur asnjë person i lënduar deri në momentin e raportimit.

Po ndodh...

ide