Bulevardi plot protestues, nisin tensionet para Kryeministrisë, FNSH në terren, autoboti hedh ujë drejt qytetarëve

28 November 2026, 12:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bulevardi plot protestues, nisin tensionet para Kryeministrisë, FNSH

Një pjesëmarrje masive është regjistruar në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Qytetarët janë nisur në marshim nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga protestuesit.

Marshimi është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, ndërsa në terren janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Policia ka vënë në përdorim autobotët, nga të cilët është hedhur ujë me presion në drejtim të protestuesve.

Në zonën e Kryeministrisë janë dislokuar më herët autobotë me ujë dhe mjete zjarrfikëse, ndërsa në të gjithë kryeqytetin janë angazhuar rreth 2 mijë efektivë policie.

Protesta e 28 Nëntorit zhvillohet në kuadër të revoltës qytetare kundër qeverisë, ku kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

 

 

Po ndodh...

ide