Autokolona mbërrin në Tiranë, shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës kombëtare në sheshin Nënë Tereza

Autokolona e shqiptarëve nga diaspora ka mbërritur në Tiranë, në protestën kombëtare të 28 Nëntorit. Qytetarë të ardhur nga vende të ndryshme kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit të zhvilluar në Ditën e Flamurit.
Mbërritja e autokolonës i është bashkuar mobilizimit të qytetarëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, me flamuj kuqezi dhe thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Protesta e 28 Nëntorit po zhvillohet në një prej datave më simbolike për shqiptarët, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Sheshi “Skënderbej” është mbushur me protestues të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga diaspora. Qytetarët kanë mbërritur nga mëngjesi në shesh me flamuj kuqezi, ndërsa atmosfera është shoqëruar me këngë patriotike, flakadanë dhe thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


