Ceremonia zyrtare e ngritjes së Flamurit në Vlorë me prani të Kryeministrit e Presidentit, qytetarët do të lihen jashtë perimetrit të sigurisë

Qyteti i Vlorës kremton sot 114 vjetorin, Ditën e Pavarësisë, ndërsa rreth orës 10:00 pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit në Sheshin e Flamurit.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe kryeministri Edi Rama, raporton korrespondenti jonë në Vlorë, Mikel Marsi.
Ndërkohë, ajo që bie në sy këtë 28 Nëntor janë masat e shtuara të sigurisë. Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Fieri, kanë krijuar një perimetër të gjerë sigurie duke rrethuar Sheshin e Flamurit.
Për herë të parë, sipas asaj që konstatohet në terren, qytetarët nuk lejohen t’i afrohen sheshit për të ndjekur nga afër ceremoninë e ngritjes së flamurit apo momentin e vendosjes së kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit.
Kështu, në një nga ditët më të rëndësishme historike për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, sheshi simbol i Pavarësisë është i rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa qytetarët janë lënë jashtë perimetrit të sigurisë.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


