Gol kuqezi në 28 Nëntor, Juljan Shehu feston me shqiponjën në Poloni

28 November 2026, 16:58 / SPORT ALFA PRESS
Gol kuqezi në 28 Nëntor, Juljan Shehu feston me shqiponjën

28 Nëntori nuk mund të kalonte pa një moment të veçantë nga futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit. Këtë herë protagonist është Juljan Shehu, i cili ka gjetur rrugën drejt rrjetës në përballjen e Widzew Łódź ndaj Zagłębie Lubin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka festuar në mënyrën më kuptimplotë për këtë ditë të veçantë, duke formuar shqiponjën dykrenare me duar pas realizimit të golit.

Për Shehun, ky është goli i dytë radhazi në kampionat. Kujtojmë që ai luan te Lodz prej 4 vitesh.

 

 

Po ndodh...

ide