Policia hedh gaz lotsjellës në sheshin “Skënderbej”, ndërhyn me autobotë uji për shpërndarjen e protestuesve

28 November 2026, 17:27 / POLITIKË ALFA PRESS
Policia hedh gaz lotsjellës në sheshin “Skënderbej”,

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në vijim të protestës kombëtare të 28 Nëntorit.

Në terren janë angazhuar gjithashtu autobotët me ujë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat po ndërhyjnë për shpërndarjen e turmës.

Ndërhyrja duket se synon largimin e protestuesve nga sheshi, ndërsa një pjesë e tyre po zhvendosen në drejtim të Rrugës së Stacionit të Trenit.

Situata në zonë vijon të jetë e tensionuar.

Po ndodh...

ide