28 Nëntori në fushën e blertë, Shehu shënon dhe feston me shqiponjë në Poloni

28 November 2026, 15:59 / SPORT ALFA PRESS

28 Nëntori në fushën e blertë, Shehu shënon dhe feston

28 Nëntori nuk mund të kalonte pa një moment të veçantë nga futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit. Këtë herë protagonist është Juljan Shehu, i cili ka gjetur rrugën drejt rrjetës në përballjen e Widzew Łódź ndaj Zagłębie Lubin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka festuar në mënyrën më kuptimplotë për këtë ditë të veçantë, duke formuar shqiponjën dykrenare me duar pas realizimit të golit.

Për Shehun, ky është goli i dytë radhazi në kampionat. Kujtojmë që ai luan te Lodz prej 4 vitesh.

 

 

Po ndodh...

ide