“Merreni kafen në dorë dhe ejani në shesh”/ I riu thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Interesat e kombit mbi ato të partive!

Një i ri pjesëmarrës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestuesve në shesh, duke theksuar se interesat kombëtare duhet të jenë mbi ato partiake.
Në një prononcim për News24 gjatë tubimit, ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve ishte e pritshme dhe se shqiptarët po tregojnë se interesat e kombit janë më të rëndësishme se ato të partive politike.
Ai iu drejtua veçanërisht qytetarëve që ndodhen ende në kafene apo në shtëpitë e tyre, duke i ftuar të marrin kafen me vete dhe të dalin në shesh.
“Ishte e pritshme që do të ishte plot sot. Shqiptarët e treguan që interesat e kombit janë më të rëndësishme se interesat e partive. Ata që janë ende në kafene dhe në shtëpi, të na bashkohen. Ata që janë në kafe, ta marrin kafenë në dorë dhe të vijnë në shesh”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Përse duhet të jetë gjithmonë “edhe Lulzim Basha”?
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


