Vazhdon beteja mes protestuesve dhe policisë, sheshi “Skënderbej” mbulohet nga një re e gazit, hidhet masivisht gaz lotsjellës

28 November 2026, 18:16 / POLITIKË ALFA PRESS
Vazhdon beteja mes protestuesve dhe policisë, sheshi

I gjithë sheshi “Skëndërbej është mbushur me gaz lotsjellës, duke bërë që të mbulohet nga një re e gazit lotsjellës që është hedhur në një sasi shumë të  lartë në protestën e sotme. Protestuesit janë shpërndarë për t’i shpëtuar gazit lotsjellës.

Edhe pse pa asnjë moment tensioni, gazi lotsjellës është hedhur masivisht, duke bërë që qytetarë protestues të largohen nga sheshi. Ndërkohë qytetarët vazhdimisht brohorasin për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Po ndodh...

ide