Ceremonia për "Pavarësinë"/ Lulzim Basha krah ambasadorit amerikan Wendt, biseda që tërhoqi vëmendjen në Presidencë

28 November 2026, 19:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur në publik pas shumë kohësh. Basha i është bashkuar pritjes së organizuar nga kreu i shtetit Bajram Begaj për 114-vjetorin e Pavarësisë. Ai është parë gjatë ceremonisë në Pallatin e Brigadave pranë ambasadorit amerikan Wendt dhe pjesëtarë të tjerë të trupit diplomatik.

Lulzim Basha është shfaqur në krah të diplomatit amerikan Eric P. Wendt, gjatë pritjes së organizuar në Presidencë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pas një kohe të gjatë inaktiv në debatin politik.

Ceremonia për "Pavarësinë"/ Lulzim Basha krah

Por pjesa më pikante ka qenë kur Lulzim Basha dhe përfaqësuesi amerikan janë parë duke biseduar me njëri-tjetrin, një moment që tërheq vëmendjen në sfondin e zhvillimeve të fundit politike në vend.

Ndonëse nuk dihet përmbajtja e bisedës, pamjet e komunikimit mes Bashës dhe diplomatit amerikan përbëjnë një moment interesant nga pritja tradicionale e 28 Nëntorit në Presidencë./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide