Pas 27 minutash, Trump largohet nga Gjykata, ja kur do të mbahet seanca e radhës

3 Gusht 2023, 23:14 / KOSOVA ALFA PRESS

Pas 27 minutash, Trump largohet nga Gjykata, ja kur do të mbahet seanca e

Ka përfunduar zyrtarisht paraqitja dhe akuza e parë për ish-presidentin Donald Trump në çështjen e ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020. Procesi zgjati 27 minuta, ndërsa Trump është larguar nga salla e gjyqit.

Gjyqtarja e Magjistraturës Moxila Upadhyaya caktoi seancën e radhës për çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve për 28 gusht.

Ekipi i Trump kërkoi 28 gushtin, më i fundit nga tre opsionet që iu dhanë.

Kujtojmë se Trump akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit në 6 janar të vitit 2021.

Po ndodh...

ide