Pas "presionit" të SHBA-ve, eksperti i sigurisë tregon se kur lirohen tre policët e Kosovës

15 Qershor 2023, 22:37 / KOSOVA ALFA PRESS

Pas "presionit" të SHBA-ve, eksperti i sigurisë tregon se

Pas deklaratës së Departamentit të Shtetit, ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i tre policëve që u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës, duket se nga pala serbe do të ketë zhvillime. 

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se tre policët pritet të lirohen ditën e nesërme në orët e pasdites, sipas informacioneve që vijnë nga burime diplomatike në Kosovë. 

"Çështja me të cilat po ballafaqohemi, është fakti që sipas informacioneve, do të kemi lirimin e tre zyrtarëve.

Ky informacion ka ardhur sipas komunikimit me kancelaritë perëndimore.

Pasditen e nesërme do të kemi lirimin e tyre, sipas informacionit të ambasadave në Republikën e Kosovës", deklaroi Shala në TPZ.


 

Po ndodh...

ide