“Përditë luftojmë”/ Thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë në Kosovë për 8 Marsin

Me thirrjet “Sot marshojmë, përditë luftojmë”, “Drejtësi për gratë e vrara”, “Drejtësi për gratë e gjalla”, “Punë për mu çfarë pune du”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Poshtë prokuroria patriarkale”, “Poshtë homofobia”, “Trupi jem, e drejta jem”, e slogane të ngjashme, aktivistë dhe qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Marshi i përvitshëm organizohet nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, duke bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë. Qytetarët nisën marshin e tyre nga sheshi Zahir Pajaziti, drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bërë thirrje për drejtësi për gratë e vrara në Kosovë dhe për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Nga Rrjeti i Grave të Kosovës thanë se as këtë 8 mars gratë nuk do të festojnë, por do të marshojnë “për të drejtat e grave dhe vajzave: të drejtën në punë pa diskriminim, të ecim pa u ngacmuar, pa frikë e dhunë, për jetë autonome, e pavarur dhe e fortë”.
Aktivistët për të drejtat e grave kanë thënë se gratë diskriminohen sa i përket punësimit dhe po ashtu kërkojnë më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.
Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./REL
-
-
Ikonat e lëvizjes emancipuese të gruas në Gjermani
8 Mars, 09:16
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


