Lajme flash

Ç’po ndodh? Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur

26 Mars 2025, 07:33 / KOSOVA ALFA PRESS
Ç’po ndodh? Të shtëna me armë zjarri në

Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë dhe një tjetër është plagosur.

Rreth orës 22:30 të martën Policia e Kosovës ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri ku dy persona mbetën të plagosur që u derguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njëri nga të plagosurit ndërroi jetë në QKUK.

Autori i ngjarjes është identifkuar nga policia e Kosovës dhe është shpallur në kërkim.

Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

Mediat vendase kanë identifikuar personat e përfshirë në ngjarje. Viktima është identifikuar si shtetasi Naser Gashi 62 vjeç, i cili përveç plagëve me armë ka pasur edhe një plagë të shkaktuar nga një mjet prerës.

Kurse i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar. Autori i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

Po ndodh...