Prishtinë, mbahet sot marshi tradicional i 8 Marsit

Prishtinë - Sot në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kolektivi organizon marshin ‘Marshojmë s`festojmë.
Aktiviteti organizohet në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar deri tek Sheshi Skënderbeu dhe fillonë në ora 12:00, njofton RTK.
Ndryshe sot shënohet 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.
Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

-
-
Dita Ndërkombëtare e Gruas, çfarë simbolizon 8 Marsi
8 Mars, 07:32 -
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


