Rusia, pritet të nis betejën në Kherson. Ja paralajmërimi!

19 Tetor 2022, 07:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Rusia, pritet të nis betejën në Kherson. Ja paralajmërimi!

“Në të ardhmen shumë të afërt, beteja për Kherson do të fillojë.” Ky është mesazhi Telegram i postuar në orët e vona të së martës nga Kirill Stremousov, zëvendës-administratori i instaluar nga Rusia në rajonin Kherson.

Ai bën thirrje që popullsia të largohet.

Popullsia civile këshillohet të largohet nga zona e armiqësive të ashpra të ardhshme, nëse është e mundur, në mënyrë që të mos ekspozohet ndaj rrezikut të panevojshëm”.

Komandanti i ri i ushtrisë së Moskës në Ukrainë njoftoi të martën se civilët po zhvendosen nga qyteti jugor Kherson i pushtuar nga Rusia, duke e përshkruar situatën ushtarake si të tensionuar.

“Armiku vazhdimisht përpiqet të sulmojë pozicionet e trupave ruse”, tha Sergei Surovikin në intervistën e tij të parë televizive që nga emërimi në fillim të këtij muaji, duke shtuar se situata ishte veçanërisht e vështirë rreth qytetit jugor të pushtuar Kherson.

Po ndodh...