Sanksione ndaj Rusisë/ Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen sot

12 Dhjetor 2022, 07:49 / KOSOVA ALFA PRESS

Sanksione ndaj Rusisë/ Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen sot

Do të mblidhen këtë të hënë Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe liderët e G7 ku do të diskutojnë dhe vendosin për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Iranit dhe një shtesë prej 2 miliardë eurosh për dërgesat e armëve në Ukrainë.

Takimin online do ta zhvillojë kancelari gjerman Olaf Scholz. Presidenti ukrainas Zelensky gjithashtu konfirmoi se bisedimet do të vazhdojnë.

Takimi i G7 do të mbahet sot, Ukraina do të marrë pjesë dhe tani ne kemi koordinuar qëndrimet tona me Amerikën”, tha ai.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Hungaria do të bllokojë disa vendime, duke iu drejtuar asaj që diplomatët e kanë denoncuar si “diplomaci shantazhi” për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi fondet e bllokuara të BE-së për Budapestin.

Ka marrëveshje, në parim, por është edhe elefanti i madh në dhomë”, u tha gazetarëve një diplomat i lartë i BE-së, duke iu referuar përdorimit të fuqisë së vetos nga Budapesti. “Është një lloj diplomacie shantazhi që ne më mirë nuk do ta shihnim, por është ajo që është.”

Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila do të vendosë pothuajse 200 individë dhe subjekte të tjera në listën e sanksioneve të BE-së.

Ata gjithashtu do të synojnë të plotësojnë me 2 miliardë euro një fond që shtetet anëtare kanë përdorur për të financuar blerjet e armëve për Kievin, por i cili është varfëruar kryesisht gjatë pothuajse 10 muajve të luftës në Ukrainë.

 

Po ndodh...