Shtëpia e Bardhë: Nuk ka vend për panik, objektet e rrëzuara nuk janë jashtëtokësore

14 Shkurt 2023, 21:37 / KOSOVA ALFA PRESS

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka vend për panik, objektet e rrëzuara

Pasi Shtetet e Bashkuara goditën dhe rrëzuan atë që zyrtarët e quajtën një balonë spiune kineze, avionët ushtarakë amerikanë rrëzuan edhe tre objekte të tjera me prejardhje të paditur. Zyrtarët kinezë thonë se nuk munden të thonë nëse objektet e reja të rrëzuara i përkasin Kinës, por thonë se Shtetet e Bashkuara po veprojnë me reagim të tepruar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton se ndërsa Uashingtoni është në kërkim të përgjigjeve, një gjë është tashmë e qartë: Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë dëmtuar.

Ka shumë pikëpyetje për tre objektet e paidentifikuar fluturues që avionët ushtarakë amerikanë rrëzuan brenda pak ditëve. Një gjë Shtëpia e Bardhë mundet ta thotë me siguri:
“Nuk ka asnjë tregues për aktivitet jashtëtokësor gjatë këtyre rrëzimeve të fundit. Donim të siguroheshim se populli amerikan është në dijeni të kësaj, se ju të gjithë e dini këtë; është e rëndësishme që ta thonim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Shtëpia e Bardhë ofroi një teori se përse ushtria po dikton më shumë nga këto mjete fluturuese: sepse këto janë objektet për të cilat po gjurmon.

“Nëse i përshtat parametrat për të parë për diçka të caktuar, ka më shumë gjasa që do ta gjeni këtë gjë të caktuar”, tha John Kirby, nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

 

Po ndodh...