Tensionet në Kosovë/ Vuçiç: Beogradi nuk ka urdhëruar barrikadat, serbët të mos bien pre e provokimeve

11 Dhjetor 2022, 21:38 / KOSOVA ALFA PRESS

Tensionet në Kosovë/ Vuçiç: Beogradi nuk ka

Teksa SHBA, BE dhe autoritetet e Kosovës kanë bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës të heqin barrikadat, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mohon që Beogradi të ketë urdhëruar për vendosjen e tyre.

“I tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave. Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai.

Vuçiç u kërkoi serbëve në veri të mos përshkallëzojnë situatën, ndërsa shtoi se përpara se të rrisë gatishmërinë luftarake, do të përpiqet “një milion herë” për ruajtjen e paqes.

“U bëj thirrje serbëve në veri [të Kosovës] që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha ai pas një takimi të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.

Gjithashtu ai porositi serbët se sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, “nuk guxojnë të ndodhin”.

Po ndodh...