Tensionet pas rrëmbimit të policëve të Kosovës, reagimi i fortë i Lajçak: Nuk duam Ukrainë tjetër!

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak është shprehur për situatë në veri se po bëjnë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër.
Lajçak tha gjatë një interviste televizive se është në pritje të informacioneve nga KFOR në lidhje me tre policët e arrestuar nga Serbia.
“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam ti qartësojmë faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës. Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i,” – tha për Euronews gjatë vizitës së tij në Strugë.
-
Rrëmbimi i policëve në Kosovë, reagon për herë të parë DASH
15 Qershor, 20:44 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



