Tensioni në Kosovë/ Vangjeli: Jopatriotike çdo tentativë për të ngrohur duart në Tiranë nga zjarri në veri

Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar situatën në veri të Kosovës dhe deklaratat që vijnë nga Shqipëria duke e cilësuar jo patriotike “çdo tentativë për të ngrohur duart në Tiranë nga zjarri në veri”.
Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se është shumë e rëndësishme siguria që ndikon në sigurinë e vendit.
“Kur filloi lufta në Ukrainë, kemi debatuar për një detaj, qoftë në Tiranë, Prishtinë apo dhe në Beograd e grekët, ankesa është kryefjalë e gjithkujt. Të gjithë ankohen. Ankohen për standardet, për bukën, për ujin dhe harrohet detaji që duheshin raketat e Putinit me Kiev për t’u kujtuar. Është siguria që është ajo lloj statuquo-je të cilën edhe në Ballkan e konsiderojmë si të mirëqenë.
Sa kohë mbushen kallashnikovët e lëshohen raketat, harron e të duken të gjitha anësore sa kohë ngrihet si element kryesor kërcënimi ndaj rendit e sigurisë. Ka pasur shumë reaksion qoftë në Prishtinë qoftë në Tiranë për veprimet e Kurtit.
Është fakt që Kurtin për shkak të qëndrimeve të tij e shoqërojnë në Tiranë partizanët dhe kundërshtarët e tij. Askush nuk duhet të besojë që pavarësisht se është e dukshme se s’kemi heronj, s’kemi as tradhtarë. Problem është që edhe një element kaq i rëndësishëm si siguria shndërrohet në mjet dhe element që ndikon në sigurinë e vendit”, tha Lorenc Vangjeli.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

