Zgjidhje për tensionet në veri? A do ketë takim mes tij dhe Vuçiç, Kurti e ka një përgjigje

Kryeministri Albin Kurti është i gatshëm që të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Gjatë forumit të sigurisë në Bratislavë, Kurti tha se është gati të takohet pasi i pëlqen marrëveshja që sipas tij ka të bërë me menaxhimin e komunitetit serb.
“Jam shumë gati sepse më pëlqen marrëveshja, njohja de facto, përfshirë edhe vetëmenaxhimin për komunitetin serb, të cilin do ta respektojë, sepse dua t’i mbrojë të gjithë serbët sepse jam edhe kryeministër i tyre” ka thënë Kurti në Bratisllavë.
“Po punojmë shumë për të gjetur rrugëdalje nga kjo situatë dhe mendoj se rruga për të dalë nga kjo situatë nuk duhet të jetë një rrugë me kthesa por një hekurudhë që do të thotë na duhen dy korsi, e para të dalim nga kjo krizë në veri që nënkupton sundim të ligjit, bandat ose duhet të shkojnë në Serbi ose në burg në Kosovë dhe pastaj të ulet prania policore në objektet e komunave dhe më pas të ndodhë normalizimi i situatës. Drejtimi i dytë implementimi i shpejtë dhe pa vonesa i marrëveshjs që e kami arritur” ka theksuar ai.
Kurti ka përsëritur se është i gatshëm të bisedojë me komunitetin serb por ka thënë se “nuk mund ta kompensojë Presidentin Vuçiç për humbjen që Serbia si shtet i ka pësuar pë shkak të krimeve të Millosheviçit”
Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës
Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



