Kurti në Bratislavë: Nuk mund të bie dakord me turma që brohorasin 'vrite vrite' ndaj ushtarëve të KFOR

31 Maj 2023, 12:40 / KOSOVA ALFA PRESS

Kurti në Bratislavë: Nuk mund të bie dakord me turma që

Pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme të Sigurisë, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti deklaroi për mediat se kryetarët e komunave serbe duhet të nisin nga puna dhe se nuk mund të ketë dakordësi me turma që kërcënojnë ushtarët. 

“Unë iu thash atyre, se po të kishte protestë paqësore, për zgjedhje të parakohshme, do ta kishin mirëkuptimin tim. Por jo me turma që shkruajnë grafite me shkronjën “Z”,  që hedhin ndaj ushtarëve granata e brohorasin ‘ubi, ubi’ që në gjuhën serbe do të thotë ‘vrite, vrite. Nëse duan protestë paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, atëherë e kanë kryeministrin e tyre që tërë jetën ka qenë aktivist politik dhe shumë është i gatshëm që t’i dëgjojë, e ndoshta edhe të pajtohet me ta”, shpjegoi Kurti se çfarë u kanë thënë zyrtarëve të lartë të BE-së.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.

 

Po ndodh...