Bislim Ahmetaj: Po mbledhim firmat. Kush është shkolluar nga Sorosi, ikën nga funksionet drejtuese në PD

15 Dhjetor 2025, 22:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Bislim Ahmetaj: Po mbledhim firmat. Kush është shkolluar nga Sorosi,

Bislim Ahmetaj, anëtar i kryesisë së PD-së, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar mbledhjen e 35 firmave të deputetëve të PD-së për të votuar si kandidat për Avokat Populli Endrit Shabanin, zbuloi një nismë në PD për të mbledhur firma që kush ka marrë shkollim nga fondet e Sorosit do të largohen nga funksionet drejtuese të partisë.  

“Avokati i Popullit nuk është për t'u nënvlerësuar dhe fakti që ai votohet në 84 vota do të thotë që i është dhënë rëndësi e jashtëzakonshme që në kushtetutë dhe votohet me shumicë të cilësuar.

Është krijuar një traditë për t'iu besuar opozitës që unë e konsideroj pozitive, por që kërkon konsensus mes dy palëve.

Problemi personal, përveçse është i etiketuar në masë si kundërshtar i Partisë Demokratike, si i rreshtuar në shumicën e kohës në krahë të Edi Ramës dhe si një personazh i cili është kalçifikuar si i Sorosit.

Në Partinë Demokratike dikush është duke mbledhur firma që ta hedhë në votim tek Këshilli Kombëtar, që ka marrë fonde nga Sorosi, që çdo njeri që ka qenë pjesë e shkollimit prej tij, të mos të jetë më pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.

Ata janë më kriptokomunistët dhe janë më djallëzorët. Edhe për ata që i njoh, nuk po e përmend me emra, janë më djallëzorët, më diabolikët dhe fytyrat më të shëmtuara, që i kanë sjellë shumë dëme Partisë Demokratike, herë nën rrogoz, herë mbi rrogoz”- tha Ahmetaj.

Po ndodh...