Tolstoi, 'viktima' e luftës që Rusia nisi në Ukrainë

8 Qershor 2022, 11:50 / KOSOVA ALFA PRESS

Tolstoi, 'viktima' e luftës që Rusia nisi në

Zëvendësministri i Arsimit i Ukrainës Andriy Vitrenko deklaroi se Ministria më në fund ka marrë një vendim për të përjashtuar romanin e Leo Tolstoit "Lufta dhe Paqja" nga programi shkollor dhe të gjitha veprat e tjera në të cilat lavdërohet ushtria ruse.

"Sa i përket letërsisë së huaj, ajo do të eliminohet plotësisht... Për shembull, "Lufta dhe Paqja" dhe të ngjashme, ajo nuk do të studiohet në Ukrainë. Kjo do të thotë, gjithçka që lavdëron "Ushtrinë e Orkëve", gjithçka do të zhduket nga programi”, tha ai për TV Ukraine 24. Sipas tij, ende nuk është vendosur se cilët shkrimtarë rusë do të përjashtohen nga programi shkollor.

Deputetja e Këshillit Popullor të Republikës Popullore të Luhanskut, Anna Mosina, tha më herët se pas kontrollit të shkollave që ishin nën kontrollin e Republikës Popullore të Luhanskut, u konstatua se letërsia ruse studiohej si gjuhë e huaj dhe vargjet e shkruara nga Alexander Pushkin dhe Mikhail Lermontov u përkthyen në gjuhën ukrainase.

 

Po ndodh...