Ukraina/ Erdogan nuk heq dorë, telefonon sërish Putin për arritjen e një marrëveshje paqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, theksoi se vazhdimi i impulsit pozitiv të arritur në bisedimet e Stambollit për të hapur rrugën drejt paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës është në interes të të gjithëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe marrëdhëniet Turqi-Rusi.
Presidenti turk ka potencuar se vazhdimi i impulsit pozitiv të arritur në bisedimet e Stambollit për të hapur rrugën drejt paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës është në interes të të gjithëve
Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e arritjes së armëpushimit, funksionimin efektiv të korridoreve humanitare dhe realizimin e evakuimeve të sigurta, ai ka përsëritur gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar të bëjë pjesën e saj për ndalimin e kësaj ecurie që dëmton të gjithë dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.
Erdoğan përsëriti gjithashtu propozimin e tij për ngritjen e procesit të Stambollit, i cili është një prag shumë i rëndësishëm në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, në nivel liderësh.
-
-
-
Qeveria e re/ Abazoviç prezanton programin e ri
26 Prill, 15:40
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



