Do të ishte pjesë e “Big Brother VIP 5” por ndërroi jetë, Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

Një moment emocional ka shoqëruar nisjen e “Big Brother VIP 5”, teksa moderatori Ledion Liço i kushtoi një homazh të veçantë artistit Shpat Kasapi, i cili ishte planifikuar të ishte pjesë e këtij edicioni, por u nda nga jeta para se të realizonte hyrjen e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë transmetimit, Ledion Liço u shpreh me fjalë prekëse për artistin e njohur, duke ndarë me publikun dhimbjen dhe respektin për figurën e tij njerëzore dhe artistike.
“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin. Kërkoj një duartrokitje. Lamtumirë artist!”, tha Liço, mes emocioneve.
Fjalët e moderatorit u shoqëruan me duartrokitje nga publiku, ndërsa momenti u kthye në një homazh të ndjerë për Shpat Kasapin, i cili la gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare dhe në jetën artistike.
Largimi i tij i parakohshëm ka tronditur jo vetëm familjarët dhe miqtë, por edhe publikun e gjerë, i cili e njohu dhe e deshi për talentin, ndjeshmërinë dhe përkushtimin e tij si artist dhe si prind.
“Big Brother VIP 5” nisi kështu me një mesazh reflektimi dhe respekti, duke kujtuar një artist që do të kishte sjellë një tjetër dimension njerëzor dhe emocional në këtë format.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
