Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

4 Qershor 2026, 16:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në

Një operacion i Policisë së Shtetit për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë ka përfunduar në një tragjedi të rëndë, duke lënë të vrarë një punonjës policie dhe duke plagosur një tjetër.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka nxjerrë në pah mangësi serioze në organizimin dhe pajisjen e forcave të rendit gjatë ndërhyrjeve të këtij niveli.

Në një intervistë për “Ora News” eksperti i sigurisë, ka deklaruar se sipas tij efektivët e policisë nuk e kanë marrë seriozisht rrezikshmërinë e autorit.

Softa: “Shumë sesa rëndë tregoi dhe sesa agresiv dhe sesa të vështira janë rastet kur Policia e Shtetit duhet të bëjë veprime policore për kapjen e personave të cilët janë të klasifikuar me shkallë të lartë rrezikshmërie. Aq më tepër që përballë, pra, kishim një person i cili ishte i dënuar me 10 vjet nga Gjykata e Apelit, me vendimin final të korrikut të 2018-ës. Një person i shpallur në kërkim prej gjithë këtyre kohëve, dhe një ushtarak që njihte mirë si armën, qitjen me armë, po dhe veprimet ushtarake, kërcënimet që ai mund të bënte në terren. Dhe kjo e vështirësonte atë operacion, ku jo vetëm 35 veta që duhet të kishin në këtë operacion, por duhet të kishin edhe mjete të tjera mbështetëse, ku ndoshta droni, ku mund të orientohej nga ajri forcat, nëse mund të kishim helikopter në momentin e ndërhyrjes, duke marrë forca të tjera speciale, jo vetëm forcat e qarkut dhe forcat ‘Shqiponja’, por mund të kishim forcat elitë sepse hetimi që do të kemi tashmë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por dhe nga Prokuroria për vrasjen e një punonjësi dhe plagosjen e një tjetri, duhet të shikohen edhe si është drejtuar operacioni, si ka qenë komunikimi me të.

Po ndodh...

ide