"Ura duhet të hapet"/ Zëvendëskryeministri i Kosovës takohet me Lajçakun: Jemi të angazhuar si palë konstruktive në dialog

6 Shtator 2024, 14:07 / KOSOVA ALFA PRESS

"Ura duhet të hapet"/ Zëvendëskryeministri i

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi një takim zyrtar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e kryeministrisë konfirmohet se diskutimet përgjatë takimit u përqendruan në tri tema kryesore: dakordimin dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, zhvillimet rreth hapjes së urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe rruga përpara me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi "se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ai nënvizoi se "Qeveria së Republikës së Kosovës në vazhdimësi është angazhuar si palë konstruktive në dialog. Si e tillë ajo mbetet e përkushtuar për zbatim të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit dhe e bindur që nënshkrimi i saj është garanca e duhur dhe nevojshme për zbatimin e plotë nga Serbia dhe llogaridhënien për shkeljet e vazhdueshme prej saj.”, përfunon njoftimi.

 

Po ndodh...

ide