Video/ Avioni bombardues rus përplaset me pallatin, piloti i shpëtoi tragjedisë

19 Tetor 2022, 08:07 / KOSOVA ALFA PRESS

Video/  Avioni bombardues rus përplaset me pallatin, piloti i shpëtoi

Përplasja e avionit bombarduesit rus Su-34 që u rrëzua mbrëmjen e së hënës para një pallati në qytetin Yeysk, në jug të Rusisë shakaktoi 15 viktima por piloti shpëtoi.

Avioni u ngrit nga qyteti Yeisk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën mbrëma dhe u rrëzua pak çaste më vonë, duke derdhur karburant në ndërtesën e lartë dhe duke shkaktuar një zjarr të madh. Gjithsej 15 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes.

Të dy pilotët arritën të shpëtonin nga Su-34 përpara se të rrëzohej në tokë, duke kuptuar se një përplasje ishte e pashmangshme. Videoja e publikuar nga Daily Mail tregon momentin kur qytetarët i afrohen njërit prej dy pilotëve në tokë. “A ju qëlluan?” pyet njëri prej tyre, vetëm për të marrë një përgjigje negative nga piloti.
Ushtria ruse tha se motori i avionit mori flakë gjatë ngritjes për një fluturim stërvitor.

 

Po ndodh...