Zgjedhja e presidentit, Kurti nis takimet me krerët e partive politike

Albin Kurti ka nisur takimet me krerët e partive politike, ku në fokus ka qenë zgjedhja e presidentit, për të cilën, sipas afateve kushtetuese, kanë mbetur vetëm 10 ditë.
Gjatë ditës së diel, Kurti u takua me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.
Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet politike në vend dhe nevoja për hapjen e një kapitulli të ri komunikimi e dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, në funksion të forcimit të pluralizmit demokratik.
Palët theksuan se bashkëpunimi është i domosdoshëm, duke qenë se për zgjedhjen e kreut të shtetit kërkohen të paktën dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit.
Ndërkohë, është bërë e ditur se Kryeministri Kurti do të zhvillojë nesër një takim edhe me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve politike.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
