Cilët janë VIP-at shqiptarë që u kapën me drogë nga Viktor Zhusti, Koço Devole, Liljana Kondakçi

Elsa Lila është një tjetër VIP me origjinë shqiptare që nuk arriti ti rezistoj parave të pista. Ndër vite “leku i drogës” ka njollosur edhe artistët. Alfapress.al do të sjell emrat e personave të përfshirë. Ajo që i bashkon është fakti që me këtë aktivitet këngëtarët merren jashtë kufijve të vendit kush me gram e kush me kile.
Elsa Lila

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafikun e drogës e përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.
Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila thuhet se mbante llogaritë e shitjes së drogës.
Liljana Kondakçi

Këngëtarja Liljana Kondakçi nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor Sibarit teksa transportonte tre kg kokainë. Në mediat italiane, përdorej emri i “mamaja”, pasi me këtë nofkë artistja shqiptare njihej nga trafikantët. Ajo dyshohej se ishte pjesë e një trafiku droge të përbërë nga 20 anëtarë.
Në vitin 2010 ajo u arrestua në Selanik dhe më pas gjykata kishte vendosur ekstradimin e saj drejt Italisë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjykatësi i Catanzaro-s, Vincenzo Antonio Lombardo dhe prokurori i Anti-mafias, Vincenzo Luberto.
Vetë Kondakçi gjithmonë e ka mohuar implikimin e saj në trafikun ndërkombëtar të drogave. Në 2010 “La Gazzetta del Sud” duke cituar prokurorin e Anti-mafias, Lumberto, shkruante se Kondakçi ishte pjesëtare në organizatën kriminale që drejtohej nga një prej padrinove më të rrezikshëm të narko-trafikantëve shqiptarë.
Në atë kohë këngëtarja shqiptare dyshohej se kishte përdorur popullaritetin e saj për t’u shpëtuar kontrolleve të policisë në Shqipëri dhe për të transportuar drogën.
Koço Devole

Aktori i njohur i humorit Koço Devole u arrestua në Itali në vitin 2002 bashkë me disa persona të tjerë nën akuzën e trafikut të drogës. Arrestimi u bë nga policia Italiane në Bari dhe Devole festoi 55-vjetorin e lindjes në dhomat e paraburgimit të komisariatit në këtë qytet.
Viktor Zhusti

Në mbrëmjen e 5 janarit të vitit 1998, një ndër aktorët më të shquar shqiptarë, u arrestua nga policia greke. Mediat asokohe e raportuan me bujë të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë.
Valbona Xeka

Në korrik të vitit 2016 këngëtarja Valbona Xeka, 41 vjeçare nga fshati Kameras i Krujës, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë me 12 gr lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, ndërsa udhëtonte në drejtim të Maqedonisë.
Arian Begaj

Arian Begaj, 41 vjeç u arrestua pak ditë më parë nga policia greke bashkë me një 63-vjeçar pasi posedonte një kilogram hashash dhe 50 gramë kokainë. Në shtëpinë e 63-vjeçarit grek u gjetën 1015 gramë kanabis dhe një pistoletë./Alfapress.al
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128