Dhunë në familje dhe sherr masiv/ Arrestohen 4 persona në Sarandë

Një 45-vjeçar në Sarandë është vënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. Në pranga janë vënë dhe tre shtetas të tjerë, pasi janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta. Të arrestuar janë P. Z., 18 vjeç, K. V., 19 vjeç dhe E. D., 16 vjeç, banues në Sarandë.
NJOFTIMI I POLICISË SARANDË:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: A. P., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. P. Z., 18 vjeç, K. V., 19 vjeç dhe E. D., 16 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
