Plagosja në Durrës, policia sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë (Detaje të reja)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e 31-vjeçarit Ardit Kërtusha në Durrës, një emër i njohur për publikun për shkak të angazhimeve të tij politike.
Mësohet se Kërtusha ka qenë duke pirë kafe në një lokal të njohur në zonën e Currilave në Durrës me persona të tjerë kur ka nisur konflikti verbal, shumë i ashpër ndërsa më pas është qëlluar me armë në këmbë. Ai është transportuar në spitalin e Durrësit fillimisht dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu mësohet se Kërtusha nuk ka folur ende për policinë në lidhje me autorin e plagosjes. Autori dyshohet se është larguar drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka nisur marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë të disa objekteve përreth zonën së krimit për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe janë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e tij.
Në kohën e ngjarjes lokali ka qenë i mbushur me njerëz dhe ka dëshmitarë të shumtë të asaj çfarë ndodhi. Kërtusha ka qenë kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë dhe kandidat për kryetar të PS Durrës, ndërsa më vonë është angazhuar me Partinë Demokratike.
-
-
-
Paradokse shqiptare!
16 Maj, 15:32
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





