Paradokse shqiptare!

Para 5 vitesh, si tani fundmaji, isha për pak ditë me pushime në Korfuz, ku rastësisht u njoha me një prof. sociologjie të Universitetit të Stokholmit (Suedi). E quanin Olssen; një burrë i gjatë, me syza, rreth të 50-ve, bjond siç janë përgjithësisht suedezët. Kish qënë për specializim në Francë dhe e njihte frëngjishten shumë mirë dhe kjo më mundësoi të komunikoj me të rreth Shqipërisë, pozitës gjeostrategjike të saj, bile edhe rezultateve te fundit zgjedhore.
U kënaq jashtë mase që takoi një shqiptar, ndërkohë që unë u habita me njohuritë e tij të thella mbi Shqipërinë e vogël dhe të largët për të.
Ai më renditi 5 paradokse shqiptare:
1.- Në të gjitha vendet e Europës lindore, ku pas LDB u instaluan regjime komuniste, vetëm Shqiperia ishte ajo ku nuk shkeli çizmia e ushtërisë të kuqe sovjetike. Në Shqipëri komunistët e fituan luftën civile me kundërshtarët e tyre politikë me forcat e veta.
Si është e mundur - pyeste profesori, që klasa politike që drejtonte vendin dhe klasa e pronareve që kishte pushtetin ekonomik nuk qënë në gjendje të eliminonin nje forcë guerile si partizanët e E.Hoxhës, aq më shumë që ata e dinin se ajo qe pjellë e sllvo-komunisteve sërbë?
Profesori këtë paradoks e shpiegonte me faktin që kjo klasë, ndonse kish pushtet politik dhe ekonomik, nuk kishte edhe pushtetin moral. Këto elita kishin humbur besimin në popull, ishin të korruptuara, me mentalitet osman dhe u mungonte largpamësia për të ardhmen.
2. - Dihet që në vitin 1948 Tito u konfliktua me Stalinin sepse nuk desh të ish vasal i bindur i tij dhe të ndiqte rrugën dogmatike staliniane të ndërtimit të shoqërisë jugosllave. PKSH dhe Qeveria shqiptare, që ishin vasalët më të bindur ndaj jugosllavëve duke përgatitur deri bashkimin midis dy shteteve, befasisht braktisi Titon, e cilësoj atë armik dhe tradhëtar të kauzës të komunizmit dhe u lidh me Moskën dhe Stalinin që ishin shumë larg Shqipërisë dhe që e kishin të pamundur t’a ndihmonin nepërmjet rrugës tokësore.
Si është e mundur - pyeste profesori, që Shqipëria nuk ndoqi rrugën e Titos, duke mbajtur maredhënie të mira me të dy superfuqitë e kohës, SHBA-BRSS, duke marrë ndihma prej të dyve, por u lidh vetëm me njerin krah, me atë që vetë rusët, pas 5 vitesh pas vdekjes të Stalinit, e braktisën kursin dogmatik stalinian?
3.- Brezi im i njeh mirë ngjarjet e Kongresit të 20-të PKBS, ku N.Hrushovi denoncoi krimet e Stalinit dhe futi në mardhëniet ndërkombëtare frymën e bashkëkzistencës paqësore midis vendeve me sisteme të kundërta.
Profesori përsëri çuditej se si udhëheqja shqiptare, kur vendi më i madh i kampit socialist po ndryshonte kurs, një vend i vogël dhe tepër i varfër si Shqipëria, pretendonte të ruante pastërtinë ideologjike të dogmës komuniste !
E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 1974 kur udhëheqja kineze e Mao Ce Dunit, Cu En Lait apo e Teng Siao Ping-ut po e fuste Kinën në rrugën e zhvillimit të vrullshëm ekonomik, duke anashkaluar shumë mësime të dogmës marksiste mbi punën, kapitalin apo mbivleren.
4.- Por ajo që e kishte çuditur më shumë se çdo gjë tjetër profesorin, ishte fakti se pjesa dërmuse e udhëheqjes shqiptare, duke filluar nga E.Hoxha, S.Malëshova, N.Spiru, M.Shehu, M.Myftiu, B.Shtylla apo Nesti Nase, ishin njerës që e njihnin mirë Perëndimin, sepse kishin studiuar apo jetuar aty me vite, ndryshe nga shumë udhëheqës proletarë të Europës Lindore që nuk kishin as dijeninë më të vogël për botën kapitaliste. Pse një udhëheqje e tillë u tregua aq dogmatike dhe aq kriminale me popullin e vet - pyeste profesori?
5. - Profesori u çudit gjithashtu edhe me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, të qershorit 2013. E kuptonte shumë mirë që PS, duke qenë për 8 vite në opozitë, të ishte fituesja e zgjedhjeve, por u habit kur mësoi që një parti si LSI, që para vetëm dy muajve ishte në qeverisje së bashku me PD, mundi të 4 fishohet, për më shumë që ishte edhe pjesa më e korruptuar e mazhorancës të PD-së! Si është e mundur - pyeste profesori, që tek ju, pas 23 vitesh të ndrimit të sistemit, në krye të partive kryesore politike, gjenden po ata persona, ndërkohe që në SHBA, gjatë këtyre viteve, janë ndruar plot 7-të presidentë?!
Kanë kaluar 5 vjet nga biseda me profesorin suedez dhe paradokset shqiptare s’kanë të sosur edhe sot. Kur Europa, ku bëjmë pjesë prej mijra vitesh, kërkon të na futë në familjen e saj, me kusht që të jemi seriozë e bindës në përpjekjet tona, ne paradoksalisht, të tjera themi dhe të tjera bëjmë.
Mbase profesori kishte të drejtë kur thosh se, ashtu si individët kanë trashëgiminë e tyre gjenetike, edhe popujt kanë trashëgiminë e tyre historike, trashegimi që i ndjek pas dhe si le të bëjnë përpara./ Përgatiti Klodi Stralla
-
Paradoksi i binjakëve
16 Maj, 15:28 -
Grimca kujtimesh nga koha e Mbretërisë
16 Maj, 15:26
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


