Zbardhen detajet/ Sherri ku u përfshin djemtë e Tom Doshit nisi në rrjetet sociale

Zbardhen detaje të tjera për ngjarjen ku janë përfshirë dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia.
Burimet policore konfirmojnë se sherri ka nisur pas replikave në rrjetet sociale për motive banale dhe më pas është shtrirë në zonën e ish-Bllokut ku janë përdorur edhe mjete të forta. Personi me të cilin janë konfliktuar djemtë e ish-deputetit Doshi, ka thënë para policëve se sherri nisi nga një debat në nga rrjetet sociale dhe pasi është ndeshur në rrugë ai është sulmuar nga vëllezërit Doshi të cilët kanë bërë të njëjtën gjë edhe me patrullën e policisë që tentoi të ndërhynte.
Ndërkohë, blutë e Tiranës kanë arrestuar edhe një person tjetër që ndodhej bashkë me Markos dhe James Doshi në vendin e konfliktit. Markos dhe James Doshi akuzohen për një mori akuzash si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Pas sherrit, i dëmtuari nga djemtë e Doshit është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë, ka dalë prej tij duke u trajtuar në shtëpi.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



