Kush auditon kë?!/ Kontrolli i Lartë i Shtetit përballë mbikëqyrjes parlamentare

Ka Kontroll të Lartë të Shtetit, por ka dhe mbikëqyrje parlamentare. Fatmir Xhafaj i shpjegoi Arben Shehut që drejton KLSH-në, cili duhet të jetë qëllimi i këtij institucioni kushtetues.
“Asnjëri nuk është për të kapur tjetrin. As ne nuk jemi këtu për të kapur në gabim KLSH-në. Por as KLSH nuk duhet të jetë për të kapur në gabim ata që ka pjesë të objektit të punës”, tha Xhafaj.
“Qëllimi i punës institucionale nuk është ndëshkimi i një individi apo institucioni. Qëllimi është puna e KLSH për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të punës në institucionet në të cilat ne kryejmë veprime audituese”, u përgjigj Shehu.
Për mënyrën se si duhet të matet puna e KLSH-së, kishin qasje të ndryshme.
“Ne duhet ta shohim me ndryshimet që këto auditime kanë sjellë në mënyrën se si administrata publike menaxhon taksat e qytetarëve”, tha Xhafaj.
“Puna e institucionit nuk mund të matet mbi bazën se sa zbatohen këto rekomandime por sa objektive janë dhe të qenësishme janë këto rekomandime”, u shpreh Shehu.
Në fund, edhe vetë kontrollori do të kontrollohet!
“Ne Kuvendin e Shqipërisë është shpallur një gare për të zgjedhur audituesit e jashtëm te Kontrollit të Lartë të Shtetit”, theksoi Milva Ekonomi.
Arben Shehu i rikujtoi Kuvendit se rekomandimet e KLSH nuk janë detyruese për institucionet e tjera.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128