FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit dhe Kabuli ishte Parisi i Azisë

17 Gusht 2022, 11:33 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit

Kur flasim për gratë afgane, të gjithëve mendja na shkon tek femra të mbuluara nga këmbët te koka, të detyruara të mbulojnë trupin, fytyrën dhe sytë. Por në fakt ato nuk kanë qenë të tilla në vitet 60-70 të shekullit të kaluar.
Ata mund të vishnin minifunde e të mbanin flokët të shkurtër që atëherë ishin në modë. Ato mund të shkonin në fakultet dhe të punonin, të shëtisnin në rrugë lirisht.

FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit

E gjithë kjo lidhej me mbretëreshën Soraya Tarzi. Ajo vinte nga një familje intelektualësh dhe ishte gruaja e vetme e Amanullah Khan, mbretit të Afganistanit (në të kaluarën, mbreti mund të kishte konkubina të shumta).
FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit

Në një fjalim publik, ajo deklaroi se feja islame nuk kërkon që gratë të mbulojnë trupin e tyre dhe të mbajnë shami. Dhe ajo hoqi publikisht shaminë para të gjithëve.
FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit

Që atëherë ajo refuzoi të mbante shami dhe zgjodhi të mbante kapele allafranga në publik. Gjatë mbretërimit të Soraya-s, ajo dhe mbreti punuan shumë për të përmirësuar statusin social të grave, si drejtimi aktiv i shkollave, inkurajimi i grave për t'u arsimuar dhe zënë punë, gjë që pati ndikim thelbësore për shumë gra afgane.
FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit

Deri në vitet 1960, ndikim të madh solli edhe një grua tjetër amerikane e quajtur Jeanne Beecher e cila jetonte në kryeqytetin Kabul. Ajo ngriti një shkollë mode dhe organizoi shfaqje të modës, duke tërhequr dashamirës të modës nga e gjithë bota, dhe gjithashtu i mundësoi Afganistanit të eksportonte shumë pallto të famshme të lëkurës së deleve.

FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit
Në atë kohë, më shumë se një e treta e grave të Kabulit visheshin sipas modës perëndimore. Është për të ardhur keq që Afganistani që njihej si “Parisi i Azisë Qendrore, ka humbur çdo shenjë të asaj kohe.

FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit

Në vitet 70-80, gratë afgane kishin të drejtën e votës, shkonin në universitet për të studiuar mjekësi, inxhinieri, etj., ishin në gjendje të ngisnin lirshëm, të shikonin filma, dhe nuk kishin nevojë të jetonin si "kujdestarë burrash".

FOTO që do ju habisin/ Kur gratë afgane ndiqnin modën e fundit

Duket se kjo liri është vetëm kujtim i një kohë të largët./ Përgatiti Sokol Neçaj

 

Po ndodh...