Një familje model: Kyri-të!

E dashur Marie!
Asgjë s'do t’më lumturonte më shumë sa një lajm nga ty. Ideja se do të qëndroj dy muaj pa dëgjuar për ty ka qenë tmerrësisht e papëlqyeshme për mua. Shpresoj se ti do të kthehesh këtu tek ne në tetor. Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit, apo jo? - Që të jemi të paktën miq të mirë. Do të ishte mirë gjithashtu, gjë të cilën unë s'guxoj ta besoj se mund të ndodhë, që të kalonim jetët tona pranë njëri-tjetrit, të hipnotizuar nga ëndrrat tona: Ëndrra jote patriotike, ëndrra jonë humanitare dhe ëndrra jonë shkencore.
Nga gjithë këto, ajo e fundit besoj se është më arsyeshmja. Me këtë dua të them se ne jemi të pafuqishëm të ndërrojmë rendin social dhe, edhe nëse do ishim ne nuk do dinim se çfarë të bënim. Nga këndvështrimi shkencor, në të kundërt, ne mund të shpresojmë të bëjmë diçka, toka në të cilën shkelim këtu është më solide dhe çdo zbulim që bëjmë, sado i vogël qoftë, do të mbetet dituri e përftuar. Kemi rënë dakord që do jemi shokë të mirë, por nëse ti largohesh nga Franca për një vit, do të kthehej në një miqësi platonike, atë të dy krijesave të cilat s'do ta shohin më njëra-tjetrën. A nuk do ishte më mirë sikur të qëndroje këtu me mua?
Më beso! - besniku yt Pierre Curie
Kjo është një letër që Pierre Curie (Kyri) i dërgonte nxënëses të tij polake Marie Sklodowska, kur ata ende nuk ishin lidhur së bashku në martesë, që e solla sot qëllimisht me rastin e 160 vjetorit të lindjes të fizikanit të njohur francez Pierre Kyri në Ditën Botërore të Familjes.
Kyri-të ishin një familje model, një lidhje shpirtërore, ideore dhe shkencore që e gjen rrallë, sidomos në kohët tona. Lidhje që, jo rastësisht, u përsërit edhe me çiftin tjetër Irene dhe Frederic Joliot (Kyri), vajza dhe dhëndri i tyre. Një familje nobelistësh që i dha shkencës zbulime të dorës të parë, atdheut modelin e qytetarit të përkushtuar dhe familjes një shembull që duhet ndjekur.
Mirënjohje!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



