Pse po shohim kaq shumë UFO papritur mbi SHBA?

15 Shkurt 2023, 13:41 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Pse po shohim kaq shumë UFO papritur mbi SHBA?

Në harkun kohor prej dy javësh në shkurt 2023, pilotët ushtarakë amerikanë rrëzuan katër objekte misterioze të vërejtura mbi Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ushtria identifikoi të parin nga këto objekte si një balonë spiune kinez (60 metra të gjatë), që fluturonte afërsisht (18,200 metra) mbi Alaskë në fund të janarit; qeveria e gjurmoi balonën për disa ditë ndërsa lundronte në juglindje në të gjithë vendin, duke e rrëzuar përfundimisht në brigjet e Karolinës së Jugut me një avion luftarak më 4 shkurt.

Tre objektet e tjera të rrëzuar mbi territorin e ftohtë të Yukon të Kanadasë dhe një objekt të çuditshëm tetëkëndor të qëlluar në ujërat e liqenit Huron - mbeten të paidentifikuara dhe u shkatërruan të gjitha midis 9 dhe 12 shkurtit.

Këto tre objekte ishin më pak të sofistikuara se balona e spiunazhit kinez, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në një konferencë shtypi më 13 shkurt  dhe lundronin midis (6,000 dhe 12,000 m). 

Megjithatë, ata po fluturonin në hapësirën ajrore të përdorur nga avionët komercialë, gjë që shtoi rrezikun e sigurisë, thanë zyrtarët qeveritarë.

Këto incidente kanë nxitur shumë të pyesin pse qeveria amerikane po zbulon papritur dhe po shkatërron kaq shumë objekte të paidentifikuara në hapësirën ajrore të SHBA dhe Kanadasë. 

A ka vërtet më shumë objekte atje lart se zakonisht, apo ushtria thjesht ka rritur perfeksionin në gjurmimin e tyre?

Ndërsa është e pamundur të dihet me siguri se sa objekte janë në hapësirën ajrore të një vendi të caktuar në çdo kohë, zyrtarët amerikanë kanë qenë të qartë në një pikë: Pas zbulimit të balonës së mbikëqyrjes kineze në fund të janarit, ushtria zgjeroi qëllimisht kërkimin e saj për objekte të huaja në lartësi të ngjashme. Kjo përpjekje, me sa duket, ka qenë e suksesshme.

"Ne kemi qenë duke shqyrtuar më nga afër hapësirën tonë ajrore në këto lartësi, duke përfshirë përmirësimin e radarit tonë, i cili mund të shpjegojë të paktën pjesërisht rritjen e objekteve që kemi zbuluar gjatë javës së kaluar," është shprehur  Melissa Dalton, ndihmëse sekretare e mbrojtjes dhe e çështjeve hemisferike në një konferencë shtypi më 12 shkurt.

Me fjalë të tjera: ‘’Pasi ushtria gjurmoi me sukses balonën spiune në të gjithë vendin për disa ditë, ata mësuan mënyrën më të mirë për të zbuluar objekte të ngjashme në lartësi të ngjashme që më parë kishin kaluar pa u vënë re’’, tha Jack Weinstein, një profesor i sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit dhe gjeneral-lejtnant në pension i Forcave Ajrore të SHBA,  për Live Science në një intervistë. 

"Unë mendoj se e gjitha rrjedh nga balonë," tha Weinstein. "Më duket se ushtria sapo po kupton se si t'i gjurmojë ato."

Ndërsa ushtria nuk ka identifikuar ende asnjë nga tre objektet e rrëzuara më pas në shkurt, si qeveria e SHBA ashtu edhe ajo kanadeze kanë sugjeruar një "model" midis këtyre objekteve dhe balonës së rrëzuar spiun dhe refuzuan të përjashtojnë mundësinë që të jenë të gjitha pjesë e një përpjekjeje për spiunazh të huaj.

John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në konferencën për shtyp të 13 shkurtit  tha se Kina ka survejuar SHBA-në me balona spiunazhi në lartësi të madhe për disa vjet - të paktën që nga administrata e ish-presidentit Donald Trump - por që ato objektet nuk ishin zbuluar kurrë më parë.

Ndërkohë, Kina ka pretenduar se SHBA ka fluturuar me balona spiunazhi në hapësirën e saj ajrore më shumë se 10 herë që nga janari 2022, raportoi Radioja Publike Kombëtare.

Një ndryshim i kulturës së UFO-ve

Incidentet e çuditshme nga fillimi i shkurtit nuk janë të fundit në një varg qindra takimesh midis personelit ushtarak amerikan dhe objekteve të dyshuara fluturuese të paidentifikuara (UFO) - ose fenomene anormale të paidentifikuara (UAP), siç preferon t'i quajë ushtria - të raportuara gjatë viteve të fundit.

Vetëm në vitin 2022, zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes hapën hetime për 366 pamje të raportuara të UAP - 171 prej të cilave mbetën të pazgjidhura deri në fund të vitit, sipas raportit të parë vjetor të Zyrës së Zgjidhjes së Anomalive në Gjithë domenet (AARO), një zyrë e Pentagonit e themeluar në fillim të 2022-it për të hetuar pamjet e supozuara të UAP nga personeli ushtarak.

"Ushtria mund të jetë duke kaluar në një kulturë ku njerëzit nuk përqeshen për raportimin e fenomeneve të panjohura për të cilat ndoshta në të kaluarën do të talleshin," tha Weinstein, duke shtuar se babai i tij - një operator radio në një bombardues të Luftës së Dytë Botërore - kishte parë fenomene që ai nuk mund të shpjegonte. "Kultura tani i lejon pilotët të bëjnë ato raporte," tha Weinstein.

Nga 366 rastet e sapohapura të UAP vitin e kaluar, 163 u zgjidhën si "balona ose entitete të ngjashme me tullumbace", sipas raportit të fundvitit të AARO. 

26 raste të tjera u identifikuan si dronë, ndërsa gjashtë të tjerë u identifikuan si "rrëmujë" në ajër, si zogj apo qese plastike. Rastet nga vitet e mëparshme i janë atribuar gjithashtu fenomeneve të motit dhe iluzioneve optike.

Askund në raport nuk përmenden alienët jashtëtokësorë si një shpjegim i mundshëm për UAP.  Për Weinstein, kjo nuk është befasi.

"Unë do të mendoja se nëse ne jemi mjaftueshëm  të zgjuar për të udhëtuar nga Toka në një planet tjetër, do të kishte dhe të tjerë mjaftueshëm të zgjuar për të mos u kapur," tha Weinstein./Alfapress

 

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128