Mamdani paralajmëron Netanyahu-n: Nëse vjen në Nju-Jork mund të arrestohesh

19 July 2026, 10:21 / BOTA ALFA PRESS

Mamdani paralajmëron Netanyahu-n: Nëse vjen në Nju-Jork mund

Zohran Mamdani, kryebashkiaku i parë mysliman i Nju-Jorkut, ka mbajtur një qëndrim të prerë ndaj Benjamin Netanyahut.

"Ai është një kriminel lufte që duhet të gjykohet në Hagë", deklaroi ai gjatë një interviste për "New York Times", duke mos përjashtuar mundësinë e arrestimit të tij, nëse kryeministri izraelit "zbarkon" në Nju-Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Mbetet ende për t'u sqaruar nëse qytetari i parë i Nju-Jorkut ka efektivisht autoritetin për të vepruar.

Për këtë arsye,- shpjegoi Mamdani- administrata e tij është në kontakt me zyrën ligjore për të verifikuar nëse kryebashkiaku ka autoritetin të urdhërojë Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut që të procedojë me arrestimin e një lideri të huaj.

"Jemi në një fazë diskutimi aktiv me avokatët: Do të bëjmë atë që ligji më lejon të bëj, por nuk do të shkruajmë rregulla ‘ad hoc’ për këtë qëllim", shpjegoi Mamdani, i cili në të kaluarën kishte folur pa doreza për gjenocid në Gaza, duke marrë jo pak kritika.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Izraelit: "Në vend që të përqendrohet te përgjegjësitë e tij si kryebashkiak, ai ka zgjedhur të nxisë armiqësi dhe të tërheqë vëmendjen e mediave duke sulmuar shtetin e Izraelit", deklaroi ashpër ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon.

  (A2 Televizion)

Po ndodh...