Pure me patate
13 July 2026, 10:12 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 kg patate
150 ml qumësht i ngrohtë
100 ml lëng mishi i ngrohtë
50 gr gjalpë
50 gr djath parmixhano i grirë
Kripë, piper i zi
Pak arrëmoskat
Përgatitja:
Ziejini patatet për 30–40 minuta derisa të zbuten. Qërojini sa janë ende të ngrohta dhe shtypini mirë. Vendosini në tenxhere në zjarr të ulët. Shtoni gjalpin dhe përziejeni derisa të shkrijë. Hidhni gradualisht qumështin dhe lëngun e mishit të ngrohtë, duke i përzier vazhdimisht. Shtoni arrën moskat, piperin dhe kripën. Në fund shtoni djathin e grirë duke e përzier derisa të shkrihet plotësisht dhe pureja të bëhet e butë, kremoze dhe me shije të pasur.
Përgatiti znj. Albana
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi
Protesta që e mplaku qeverisjen Rama
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128