U ekzekutua me armë para derës së shtëpisë në Vorë, publikohet fotoja e Edmond Sulës! 50-vjeçari merrej me shit-blerje pronash
13 July 2026, 10:31 / AKTUALITET

Është siguruar fotoja e Edmond Sulës, i njohur me emrin Ali Sula, i cili u vra me armë zjarri në banesën e tij më datë 12 korrik në Vorë.
50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë me armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi. Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, teksa u vra me një plumb.
Sipas informacioneve paraprake, viktima merrej me shit-blerje pronash. Hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme të krijuara nga kjo veprimtari, të cilat konsiderohen një nga pistat e hetimit për zbardhjen e motivit të vrasjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Nga Ardi Stefa
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128