Misioni dhe pasioni përballë komercializmit utilitar...
Nga Azgan Haklaj

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa godina e Parlamentit është rrethuar me të njëjtin perimetër sigurie të vendosur edhe në seancën e kaluar, kur protesta e opozitës, e quajtur “Revolucioni i Flamingove”, u zhvendos përpara Kuvendit.
E gjithë zona nga rruga e Toptanëve është bllokuar, ndërsa përreth godinës janë vendosur gardhe metalike dhe vihet re një prani e shtuar e efektivëve të Policisë së Shtetit.
Deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave, ndërsa hyrja kryesore është rrethuar me barriera metalike që mbulojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit.