Hipokrizia/ Opozita bojkoton seancën për Institucionet, por vazhdon punën me PS në Komisionet Parlamentare!

13 July 2026, 12:57 / POLITIKË ALFA PRESS
Hipokrizia/ Opozita bojkoton seancën për Institucionet, por vazhdon

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare, e cila i kushtohet shqyrtimit të veprimtarisë së institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura për vitin 2025.

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë edhe këtë seancë, duke e bërë të dytën radhazi që mungon në punimet parlamentare. Vendimi u është bërë me dije deputetëve përmes një njoftimi të brendshëm, në zbatim të qëndrimit të Grupit Parlamentar. Por faktikisht PD edhe pde po shmang përplasjen me mazhorancën në seancat e fundit plenare për këtë Sezon duke përdorur Protestēn qytetare, vazhdon e angazhuar me PS nëpër të gjitha Komisionet parlamentare.

Bojkotin vetëm të seancave, demokratët e argumentojnë se bojkoti lidhet me mosplotësimin e kërkesave të protestuesve, të cilët prej 43 ditësh vijojnë tubimet kundër qeverisë. Protestat janë shoqëruar me kritika jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës dhe mënyrës së përfaqësimit politik.

Në rendin e ditës së seancës janë përfshirë projektrezoluta për vlerësimin e punës së një sërë institucionesh të pavarura, mes tyre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ILDKPKI, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), INSTAT, AKEP, RTSH, AMA, si dhe entet rregullatore të energjisë (ERE) dhe ujit (ERRU).

Seanca pritet të fokusohet në analizën e performancës së këtyre institucioneve gjatë vitit 2025 dhe miratimin e projektrezolutave përkatëse.

Po ndodh...

ide