Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës!
13 July 2026, 14:08 / AKTUALITET

Është gjetur trupi i pajetë i Erkin Likës, 33-vjeçarit që humbi jetën teksa po bënte ngjitje me litar në Urën e Vashës, në Klos.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, kur i riu dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Mat, ndërsa po kryente ngjitje me litar në zonën e urës.
Pas operacionit të kërkimit, trupat e palombarëve arritën të lokalizonin dhe të nxirrnin trupin e 33-vjeçarit nga lumi.
Sipas dyshimeve paraprake, Lika ka rënë në një gropë thithëse të krijuar në rrjedhën e lumit Mat, duke mos mundur të dalë në sipërfaqe.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Nga Ardi Stefa
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128