SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, ja sa vite burg kërkon prokuroria

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për Fatime Kryemadhin 7 vjet e 6 muaj burg, dënim që me gjykimin e shkurtuar reduktohet në 5 vjet burg. Prokuroria kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 5 vjet.
Për Pirro Xhixhon, SPAK kërkoi dënimin me 4 vjet burg, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 3 vjet burg. Prokuroria kërkon pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për 4 vjet.
Gjithashtu, SPAK ka kërkuar konfiskimin e vilës së Fatime Kryemadhit në zonën e Kodrës së Diellit, duke e konsideruar atë si pasuri ekuivalente me atë të pastruar prej saj.
Për Ema Çoku, Spak ka kërkuar 7 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 vjet e 8 muaj dhe përfundimisht, 5 vjet në Shërbim Prove.
Sipas SPAK, Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mije euro, 246 mije dollare, 100 mije euro të deklaruar nga Agi Kons për të shlyer kreditë, po ashtu 310 mije euro të pajustfikuara. Janë marrë dy kredi për të blerë apartamentet, por kredit janë shlyer me para cash, me burime të pajustifikuara. Deklaratat noteriale janë përpiluar pas pyetjes së Fatime Kryemadhit, nga organit të akuzës. Po ashtu persona e pyetur në lidhje me huat me para cash Fatime Kryemadhit nuk ka asnjë gjurmë të deklarimit të shumave monetare në pikën e kalimit kufitar, nga këta persona.
Ema Çoku, është lidhje e ngushtë e Monika Kryemadhit, kjo provohet jo vetëm nga komunikimet e shpeshta, por edhe nga disa transaksione te ndryshme bankare. Ka bërë deklarata noteriale , qe i ka dhënë Fatime Kryemadhit 240 mije euro. Kompania e saj ka paguar, faturën e hotelit të shtetasve të huaj që kishin ardhur për të mbështetur LSI. Po ashtu ka paguar disa fatuar qe lidhen me evente të ndryshme të LRI. Ndërkohë Ema Çoku ka qenë debitore në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive ne shuma të mëdha. Po ashtu kjo e fundit ka qenë në pamundësi për te bërë donacione. Kjo shtetase ka bërë deklarata noteriale për llogari të fatime kryemadhit. Ema Çoku ka tentuar të justifikoje veprimet e të pandehurve të tjerë të këtij procedimi.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128