Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet për vrasës me pagesë

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ekzekutimi i Sulës është kryer nga vrasës me pagesë, nisur nga mënyra e organizuar e atentatit, ku autori ka vepruar i vetëm në momentin e ekzekutimit.
Raportohet se autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit. Më pas, dyshohet se ai është marrë me automjet nga persona të tjerë që e kanë ndihmuar të largohet.
Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, si rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.
Aktualisht, pista kryesore e hetimit lidhet me çështje pronësie. Ai merrej me shitblerjen e pronave dhe po verifikohen konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128