"Bëra një gabim njerëzor"/ Ish-polici i Burgjeve që i dha telefonin Erion Veliajt: Ai kishte shumë pushtet! Foli me vëllain dhe gruan, nuk bëri asnjë bisedë kriminale

Fatjon Baçi, ish-polici i Drejtorisë së Burgjeve që është marrë i pandehur nga SPAK për celularin që i dha kryebashkiakut Erion Veliaj në qeli, ka kërkuar nga togat e zeza që të marrë një dënim të lehtë pasi nuk ka pasur asnjë qëllim kriminal.
Njëlloj, ai është shprehur edhe për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, duke deklaruar se me celularin e tij Erion Veliaj ka folur vetëm me vëllain dhe gruan. Përmes avokatit mbrojtës, ai ka thënë se është i vetmi i punësuar në familje.
“Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj, që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin.
Kërkoj që Gjykata të japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam pasur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare, që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”, është shprehur avokati, raporton Top Channel.
Gjykata i ka dëgjuar pretendimet e Fatjon Baçit dhe të pandehurës tjetër që është në një fraksion dosje me të, Adela Kondakçi, dhe ka vendosur që seanca e radhës të mbahet në datë 23 Korrik. Kjo e fundit është ish-financiere e disa prej kompanive që dyshohet se tërthorazi zotëroheshin nga Ajola Xoxa.
Avokatët e dy të pandehurve kanë kërkuar kohë të plotësojnë konkluzionet dhe Gjykata e Posaçme ka pranuar shtyrjen e seancës.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128